Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog




ИмеNë këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog
страница17/19
Дата на преобразуване22.01.2013
Размер1.04 Mb.
ТипДокументация
източникhttp://myslim-pasha.com/web/botime/GJEOG USHT VELLIMI I DYTE.doc
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   19

IV.TH.LUGINA E TOMORRICËS


Kurrizi i Kulmak - Tomorr mbyll luginën në anën JP të saj. Në VL, Ostrovica, Bofnje, Koshicë sjellin ujrat në JP, për në lumin e Tomorricës. Që nga bashkimi i lumit të Tomorricës me Devollin, deri në skajin fundor është një gjatësi luginore prej 44 km. Bën pjesë, në trevat e brëndshme dhe të thella të Shqipërisë, ku në tërësi , historia nuk na sjell synime ekspeditash e pushtimesh, fushatash ushtarake, mbasi relievi është tërheqje në pejsazhe të natyrës, ndërkaq bëhet i pa orientueshëm në prirjet,për lëvizje në thellësi, ku mund të hysh por s’mund të dalësh lehtas. Këtë përthithje e bën në thellësi, Qafa e Kulmakut dhe Ostrovica në L. Kjo trevë është e përshtatshme për organizim të tërheqjes së trupave dhe përgatitjes së tyre , për ruajtje të rezervave. Relievi luginor ruhet nga tri anët nga male të lartë, ndërsa rrjedha e Tomoricës të çon në P , gjithnjë në ulje të lartësive deri në 214 m, mbi nivelin e detit.

Qendrat e banuara shtrihen në të dy krahët e lumit të Tomoricës. Në krahun lindor vijon Nartë, Kushovë, Skënderbegas, Ermenj, Vidhan, Grevë, Postenë, Kovençanj, Strafickë, Vishanj, Barç, Floq - Rehovë, Kuç, Gremsh, Gjergjevicë. Në krahun P, qëndrat e banuara janë të dëndura, të vendosura përmidis luginave të përrenjve të shumtë që zbresin në lumin e Tomorricës si: Ostrenth, Bregas, Kushovë, Dumbres, Brasnik, Ulovë, Sotirë. Në rrëzë të Tomorrit, në qafën e Dardhës që vështron në të dy krahët, ndodhet fshati Dardhë. Kërpica, gjendet pranë lumit, ku burojnë ujra të shumtë nga gjiri i Tomorrit dhe një hidrocentral vendor, i shfrytëzon ato. Pastaj, në lartësinë afërsisht 820 m, rrotull Shpatit L të Tomorrit, shtrihen rradhaz fshatrat: Tërovë, Rromas, Trebël, Shpatanj, Gradec, Ujanik, Gjerbës, Zaloshnje, Milovë. Vërehet se edhe pse, zonë e thellë, qëndrat e banuara janë të dëndura. Lidhja në rrugë është ndër më të varfërat. Lugina e Tomorricës, ka vetëm një rrugë përgjatë rrjedhës së saj, herë në zallishte të lumit dhe herë në brigje, e pamirëmbajtur dhe që mund të shfrytëzohet vetëm në stinë të thatë. Kjo rrugë mbrin deri në Kërpicë e më tej në Dobrenj, mandej sërish në zallishte deri në afërsi të Milovës. Komunikimi i grupfshatrave të rrjedhës së sipërme të Tomorricës, bëhet në afrim të rrugës me bazament të fortë dhe të përmirësuar e cila prej Qafës së Devrisë lidh Zaloshnjën, Gjerbësin, Ujanikun deri në Qafën e Kulmakut e në Majën e Tomorrit (2379 m). Kjo rrugë të çon në Çorovodë. Kështu lugina e Tomorricës, përbën një xhep të thellë , në gji të natyrës shqiptare, ku komunikimi rrugor s’ka krijuar lidhjen e dëshiruar të zhvillimit e ku nevojat e mbrojtjes përbëjnë kërkesë depërtimi e lidhjeje jo vetëm me Skraparin, por edhe me Qafën e Kolonjës dhe më tej. Lugina e Tomorricës dhe dalja e saj në qafë të Kulmakut e të qafës së Devrisë, vijon lidhjen për në Skrapar, Korçë e Kolonjë, apo në L, në Qafën e Gjarpërit e Qafën e Beçit për të komunikuar me Dusharin dhe Çemerricën. Vlerësimi ushtarak, në situata të veçanta përgatitjesh të operacioneve mbrojtëse, lëvizjesh dhe përtëritjes të burimeve njerëzore dhe atyre të furnizimit dhe ruajtjes ei ka këto treva pozicionime të fuqishme.


Mali i Tomorrit, sipas rrjedhës së gojdhënave të lashta, ka qënë vend i ceremonive pagane, ndofta dhe në flijime njerëzore për hyjninë vendase, shpirti i të cilit hyri në mal dhe është adhuruar për vepra të madhërishme.


Bimësia në luginë është e llojllojshme. Në fundet e luginës , rriten shkurre mesdhetare edhe makje. Kurse në pjesët e epërme, dushqe të degraduar, përzjerë me shkurre. Në shpatet e Tomorrit ka pyje ahu dhe halorësh.

Klima ka ndikim të theksuar mesdhetare nga Devolli, por në skajin e saj në lartësitë e Qafës së Gjarpërit (1525m) Qafa e Beçit, Qafa e Devrisë, ndikimi është L që sjell erë të ftohtë, reshje dëbore dhe ngrica gjatë stinë ssë dimrit.


IV.U. RRJEDHA E MESME E OSUMIT.SKRAPARI.

Është krahinë ndërmalore që në tërësi përfshihet nga rrjedha e Osumit të mesëm. Në vështrimin ushtarak, pozicioni dhe relievi, ka berë që e ndodhur në brendësi të vendit, krijon vlera sigurie në mbrojtje, përqëndrim, sigurim të furnizimit e të mbështetjes, përgatitje të burimeve njerëzore dhe ruajtje nga armët e dëmtimit në masë. Qyteti i Poliçanit është si balli i rrjedhës së mesme të Osumit, ku gryka fillon dhe hapet, për të rënë në fushën e Mbrakullës e më tej në Berat. Që këtu, relievi në brendësi zgjon siguri për forcat tona, duke u bërë gjithnjë një grackë për kundërshtarin. Mbi Poliçan ngrihet mali i Tomorrit, në krahun J, rrjedh lumi i Vokopolës, ku qafa e Kiçokut (691 m) vrojton në të dy krahët. Pastaj maja e Vendreshës së Malit (1106 m); Tenda e Qypit; lartësia 1246 mbi Prishtë e Çepan, Qafa e Bunikut, maja e Sheshit të Mukalisë (1247 m) mbi Kreshovë, Qafa e Miçanit (1148 m,) krijojnë qarkimin J të krahinës. Në bashkim të lumit të Osumit, me degën e Staraveckës, pranë Nikollarës, ngrihet lartësia 1416, mbi Gjergjovë; përgjat lumit të Staraveckës, Backë, e në majën më të lartë të Ostrovicës (maja Faqekuqit 2352 m); qafën e Veshasit: 2083 m, Qafa e Beçit e në V deri në Qafën e Gjarpërit (1525 m). Hapësira më e madhe e Skraparit përfshihet nga pema ujore e Osumit të Mesëm. Poliçani përbën nyjen e parë ku bashkohen në Osum, lumi i Vokopolës me prroin e Dobrushës që zbret nga Qafa e Kulmakut. Gryka dhe nyja qëndrore ndodhet në Çorovodë; nyja e tretë ndodhet në Rogë e Muzhenckë, nyja e katërt në Nikollarë.

Në Poliçan, gryka e Osumit ngushtohet. Largësia midis brigjeve tek ura e lumit që të nxjerr në Tozhar është rreth 900 m. Gryka vëzhgohet dhe mbrohet nga lartësitë e Zgërbonjës. Maja e Valës (685 m) zotëron luginën në bashkim të dy përrenjve dhe rrugën automobilistike. Lugina ngushtohet sërish në Kakruk dhe merr drejtim J. Prej Therepeli në Çorovodë 13 km, gryka e Osumit është afërsisht e drejtë. Çorovoda është mushkëria e krahinës. E ndërtuar në luginë ajo vrojtohet nga të gjitha drejtimet ( lartesia 720 m, mbi Munushtir, Çerenisht, Mollas dhe Vërzhezhë). Këtu ndërpriten tri gryka: ajo e Radshit që përkon me lumin e Çorovodës e më tej të Kapinovës; Gryka e Veleshnjës që të nxjerr në Tëndën e Qypit dhe vetë Osumi. Në nyjen Rog-Muzhënckë lugina ndahet në tri gryka, ajo e Muzhakës dhe Çepanit dhe gryka e Malindit. Osumi, në këtë pikë, merr një kthesë pothuajse 900 në drejtim VL deri në Nikollarë.

Qendrat e banuara shtrihen kudo, jo vetëm ne luginë por dhe në shpatet e kodrave dhe maleve. Ato janë të ndërtuar kryesisht në pika zotëruese.

Çorovoda shtrihet në krahun e djathtë të lumit Osum. Është kryeqëndër e rrethit të Skraparit. Ndërtimet në të janë kryesisht të reja. Në qëndër zotërojnë apartamentet deri në gjashtëkatëshe.


Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:




Rrethi


Popullsia

në përgjithësi

Në përgjithësi

Në qytet

Në fshat

Meshkuj

Femra

Përgjithësi

Femra

Përgjithësi

Femra


Skrapar


29845


15111


14734


13257


6628


16588


81416



Dëndësia e popullsisë



Rrethi



Në përgjithësi



Sipërfaqja



Dëndësia



Skrapar



29845


775 km²



38.5 ban/km²



Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë



Rrethi


Përgjithësi


Nga 0-14 vjeç



Nga 15-65 vjeç



> 65 vjeç


Skrapar

29845

8158

19554


2133



Sistemi rrugor në luginë, lidh në përgjithësi, qendrat kryesore të banuara, por ai mbetet i parindërtuar me standarte të reja. Rruga Poliçan–Çorovodë, 28 km, është dy kalimshe në përgjithësi e rikonstruktuar. Në kryqëzim te Osumit me lumin e Vokopolës, degëzohet një rrugë me bazament natyror e përmirësuar që të nxjerr në Tozhar, duke bërë lidhjen edhe me Paraspuar dhe Tërpan. Kjo rrugë kalohet me vështirësi në dimër. Në Vërzhezhë, një rrugë e tillë, lidh Dobrushën, me vijat rrugore që ngjiten përgjat shtresave të rrasave gurore të cilat shfrytëzohen në faqet e malit, deri poshtë majës së Kulmakut. Ajo mund të shfrytëzohet si një rrugë ushtarake. Në Çorovodë, përgjat grykës me të njëjtën emër, vijon rruga malore që ngjitet deri në qafën e Devrisë dhe në anën L të Malit të Kulmakut për të lidhur, Milovën, Zaloshnjën, Gjerbsin, Gradecin, Ujanikun deri në qafë të Kulmakut (1450 m). Kjo rrugë ka karakter strategjik, mbasi ajo lidh të dy anët e malit të Tomorrit, duke hapur komunikim me luginën e lumit të Tomorricës që e ka drejtimin e rrjedhës së tij në V, për në Devoll. Qafa e Devrisë dhe Qafa e Kulmakut, kanë karakter komunikues në sistemet malore të Shqipërisë së Brendshme e të krahinave të Skraparit, Gramshit, Korçës dhe Kolonjës. Nga Qafa e Kulmakut, një rrugë e hapur në shtresat e rrasave të malit që shfrytëzohen për ndërtim, ulet në luginë duke lidhur në shpatet malore karierat e rrasave e në zbritje deri në Novaj e Dobrushë. Maja e Tomorrit, e Olimpit të Shqipërisë, 2379 metra lidhet me një rrugë ushtarake deri në majën e saj. Prej Qafës së Devrisë degëzohet rruga që lidh Gostenckën, Leshnjën dhe në zbritje drejt lumit të Kapinovës, ajo vijon për në Tubërhovë, Kapinovë, Krushovë e Faqekuq. Në përgjithësi ajo është stinore. Çorovoda lidhet me rrugë edhe me Potomin. Kjo rrugë kalon në Zogas, Polenë, Osojë, Qafë deri në Potom. Ka një gjatësi prej 20 km dhe është 4 m, e gjerë dhe më bankinat arrin në 6 m, me bazament natyror dhe e shtruar, ku mjetet mund të qarkullojnë gjate gjithë vitit. Prej Potomi, një rrugë stinore zbret në Helmes-Staraveckë e cila lidhet pastaj me Nikollarën. Vijimi i rrugëve të tjera stinore lidh nyjen Rog-Muzhënckë me Zabërzan dhe Çepan; me Kakos, Qeshibesh, Kreshovë Suropull e në krahun P me Sevranin e Madh. Rrugët priren të lidhin Skraparin me Dëshnicën e Dangëllinë. Drejtimi P, synon hyrjen në luginë me anë të artierjes së vetme të transportit, ndërsa Osumi sjell ujra nga L dhe lëvizja përgjatë thyerjes së relievit dhe luginave që bien prej lartësive mbi 1000 metra. Por deri në nyjen qendrore të Skraparit që është Çorovoda do të duhen 47 km në një vijë ajrore, prej kufirit dhe përfytyrimit të një lëvizjeje ushtarake. Edhe në kohët moderne, nuk është arritur që të ketë një korridor rrugor që të lidh Kolonjën me Skraparin apo Përmetin me Skraparin. Kështu që Osumi i cili mbledh pemën ujore të relievit të Kolonjës, poshtë në këmbë të Ostrovicës dhe Tomorrit, nuk ka afruar asnjëherë kolona apo formacione ushtarake për ta pushtuar sepse pellgu i Osumit dhe ndërthurja e relievit, duke të joshur në të njëjtën kohë të fut në kurthin e saj, nga ku nuk del dot dhe as kanionet e Osumit nuk i eksploron. Në këtë histori të gjatë, përjashtim duhet të ketë bërë, dyndja e bullgarëve të cilët më shumë ishin një ardhje nomade e popullsisë shtegëtuese blegtore nga L e cila bashkëjetoi në këtë reliev vite të tëra duke lënë këtu toponime të shumta si Ostrovicë, Çorovodë, Nishicë, Visoçkë, Muzhakë, Dobrushë, Grepckë, Staraveckë etj por që nuk cënoi thelbin e etnisë shqiptare. Në Luftën e Dytë Botërore, shfaqen dy dëshmi skajore përpjekjesh ku del në pah se futja në thellësi të Skraparit, përcillej me rrezik e pasiguri. Dëshmia e parë është Lufta e Tendës së Qypit e cila ndodhet në kreshtin ndarës malor të Dëshnicës me Skraparin ndërsa e dyta është Qafa e Gjarpërit në lartësinë 1525 metër, në kreshtin ndarës së Oparit me Skraparin.

Ujorët e Skraparit, kanë si ujëmbledhje Osumin. Ai është lum që rrjedh që nga lartësitë e malit të Kuq mbi Floq të Korçës të Qafës së Kazanit (2042 m), malit të Gramozit (2523 m). Kur ai futet në krahinën e Skraparit mbledh shumë përrenj, pjesë të pemës së tij ujore, si lumi i Staraveckës, përroi i Kreshovës e Malindit, prroi i Çepanit. Këtu Osumi, hyn në luginën e formuar me pjerrësi të vogël, shtrat më të gjerë, por hapësira ujore nuk është më shumë se 11 m, në stinën mesatare të regjimit ujor, ndërsa në stinët ujëshumë arrin deri 35-40 m, e më tepër. Në këtë kohë ai është pengesë ujore. Në Blezënckë zbresin përrenjtë e Prishtës dhe Visoçës. Në Çorovodë, bashkohet një degë e cila buron që nga lartësitë e Ostrovicës e në në rrjedhën e poshtme quhet lumi i Çorovodës dhe në atë të sipërme quhet lumi i Kapinovës. Në luginën e tij ndodhen qendrat e banuara, Vlushë, Kapinovë, Krushovë e Faqekuq. Në Vlushë ai merr drejtimin VL, në një grykë greminore të ngushtë deri sa bashkohet me përroin e Radëshit i cili zbret nga Qafa e Devrisë. Në Jaupaj, zbret përroi i Qafës së Kulmakut, ndërsa në afërsi të Poliçanit takohet lumi i Vokopolës. Osumi mbetet si pengesë ujore vetëm në stinën ujëshumë.

Bimësia është e ndryshme, por kryesisht mbizotëron shkurre e dendur e nuk mungojnë hapësirat me pyje, si në të dy krahët e Tomorrit, në Koprenckë, në lartësitë e Qafës së Bunikut. Në këtë krahinë, mundësitë e maskimit janë më të mëdha.


Qafat vëzhgimore.Qafa e Bunikut që komunikon me tre krahinat: Skrapar, Deshnicë e Dangëlli; Qafa e Miçanit që hap dritaren me Kolonjën; Qafa e Thanës midis Panaritit dhe Backës, Qafa e Martës që është komunikim me Çemericën e Oparin; Qafa e Veshësit (2083 m) në Kurriz të Ostrovicës, Qafa e Becit dhe Çemericës, Qafa e Gjarpërit midis Tomorricës dhe Oparit, Qafa e Kulmakut që është derë e madhe e Tomorrit, Qafa e Devrisë që lidh luginën e Tomorricës me Skraparin.


IV.V.PELLGU I VJOSËS, NGA QAFA E KIÇOKUT DERI TEK TRE URAT.

Hapësira luginore e Vjosës, prej Këlcyrës në drejtim të “Tre Urave” në kufi, ka po atë drejtim që kanë vargmalet VP-JL. Në Këlcyrë ajo merr një kthesë në drejtim të P, duke hyrë në një grykë të ngushtë që quhet Gryka e Këlcyrës. Për të lëvizur në thellësi të Shqipërisë, ardhur nga L, nuk ka pse të kthehesh në Këlcyrë e të ndjekësh Vjosën, mbasi greminat shkëmbore sikur të përpijnë, kur më e përshtatshme është të dalësh në Qafë të Kiçokut, për të synuar Beratin. Në këtë hulli ushtarake kanë ardhur ekspeditat nga Qafa e Kiçokut. Ka dëshmi, jo të rralla, se sado që t’i shmangesh Grykës së Këlcyrës, më tej, vendi e relievi të shpërfaq të papritura të tjera. Hapësira nga kjo qafë në drejtim të L, duket sikur e vështron malin e Konicës (përtej kufirit 2022 m). Vjosa ta hap këtë dritë të relievit shqiptar që edhe pse larg (afërsisht 78 km në vijë ajrore) duket sikur e ke parasysh. Ç’rrjedhin ujrat nga vargmalet: Trebeshinë-Dhëmbel-Nëmërçkë i merr Vjosa, ndërsa ruhet prej lartësive JP të cilat nuk kalohen me lehtësi, deri në pamundësi. Atëherë, duhet ecur me lumin e duhen shfrytëzuar luginat e ujorëve që zbresin nga VL, ku pellgu zë e zgjerohet deri në këmbë të Ersekës. Relievi luginor fillon që me lartësinë e syprinës ujore të lumit, dhe ngritjet janë të mëdha në të dy anët. Mali i Trebeshinës ngrihet deri në lartësinë 1902 m. Mali i Dhëmbelit, në 2050 m, Mali i Nëmërçkës, e ka majën më të lartë 2485 metër.

Në P,maja mbi qafën e Kiçokut është 691 m e deri në Vendreshë të Skraparit (1106 m). Në drejtim të Kreshtit, 6 km më në J, del Tenda e Qypit, një dëshmi më e vonët në kohë, ku pushtuesi, edhe pse në vend të vështirë, u fut në thellësi, por humbi. Këtu lartësia është rreth 1000 m. Midis Çepanit të Skraparit dhe Zhepovës së Përmetit, ngrihet lartësia 1246 m, në Sheshin e Mukalisë mbi Kreshovë, është po e njëjta lartësi (1247 m) kurse në Kokojkën e Frashërit arrin në 1550 m. Pastaj pellgu ujëmbledhës i Vjosës, zgjerohet drejt majës së Rodonit (1485) e së fundi në Barmash (1194 m ), deri në kufi pranë Varrit të Çobanit në piramidën nr 9 (1620 m). Në L, ndodhet vija kufitare e cila me zigzake në kurrizoret malore e kodrinore, kalon në majën e Kamenikut (2044 m) në Sheshin e Pallamarit (1852 m) në majën e Vashës (1640 m) deri sa zbret në luginën e Sarandoporos, në ndërprerje të tij me lumin Vjosa tek piramida nr 1. Pastaj vija e kufirit ngjitet përmes malit të Silvit deri në lartësinë 2199 m. Pellgu ujëmbledhës i Vjosës, përmes këtij kufizimi në natyrë, duhet të përfytyrohet jo vetëm si një imazh soditës përshkimor i veçorive dhe magjive të natyrës, por dhe si një hapësirë që duhet të njihet nga ana ushtarake.

Nëse, maja mbi Qafën e Kiçokut, me vështrim, ndjek rrjedhën e lumit të Vokopolës drejt Poliçanit, në skajin L, mali i Melesinit, mbi Leskovik pozicionohet tek të Tre Urat dhe lugina e Sarandoporit. Në drejtim JP, malet nuk ofrojnë forma të shumta, por vetëm shpate e lugina të thepisura, ndërkaq, ana VL është shumëformëshe kodrinore, luginore dhe malore, me ndryshueshmëri të madhe. Disa nga lartësitë që dallojnë: Melesini (1411 m), maja e Çarshovës (939 m) zotërojnë pjerrësitë që bien në Sarandopor dhe luginën e Vjosës. Mali i Postenanit është ngrehinë me veçori të epërme jo vetëm për vrojtim, por dhe për tërheqje nga Leskoviku dhe Gryka e Çarshovës. Rrëzë tij në lindje ndodhen një tërësi tunelesh me kapacitet të madh. Në luginën e Gostivishtit që mbledh ujrat prej Kokojkës së Frashërit dhe malit të Rodonit, relievi është i ndërlikuar, i futur në thellësi, i përshtatshëm për forcat tona, por me pamundësi për t’u futur kundërshtari. Lugina e Frashërit të ofron mundësi të mëdha vrojtimi dhe kontrolli të dyanshëm.

Dishnica dhe lumi i saj, përmidis, në një largësi prej 27 km zbret në Vjosë në këndin dhe kthesën e Këlcyrës. Në P, Dishnica ka mbi krye si mburojë malin e Trebeshinës, ndërsa në VL kreshtën e lartësive që ndajnë Skraparin nga Përmeti, e ndërprerë nga lugina të dendura dhe të ngushta me largësi njëra nga tjetra deri 2 km. Midis tyre ka sope dhe kokojka kodrinore e malore nga fshati në fshat, si ajo, në Seniçan (1026 m), në Tolar (753 m) në Kajcë (842 m).

Qendrat e banuara. Kjo hapësirë është e populluar me dendësi fshatrash jo vetëm përgjatë luginave, por edhe të futura në thellësi, kryesisht të ndërtuar në kurrize e brigje. Qyteti i Leskovikut, larg kufirit vetëm 10 km. Për të shkuar në Ersekë, në kushtet e rrugës së sotme do të duhen rreth dy orë, për të zbritur në Çarshovë e Tre Urat 20 minuta. Fshtarat e Komunës së Leskovikut ndodhen kryesisht në luginën e Çarshovës dhe Postenanit. Çarshova është larg kufirit 7.5 km. Ajo ndodhet në kryqëzim të rrugës që vjen nga Leskoviku. Në krahun J të lumit ndodhen fshatrat kufitare; Biovizhde dhe Vllaho- Psilloterë të pakicës greke. Nga Çarshova në Përmet, largësia është 29 km. Në të dy anët e lumit ka fshatra të shpërndarë. Në krahun VL të lumit, në luginën e Gostivishtit, qendrat e banuara janë të rralla. Qendrat e banuara më të dendura ndodhen në krahinën e Dishnicës dhe Dangëllisë. Përmeti dhe Këlcyra, dy qytetet e luginës ndodhen , larg nga njëri nga tjetri, 19 km.

Përmeti shtrihet buzë Vjosës. Lartësia absolute mbi nivelin e detit e qytetit të Përmetit ëshët 230 metra. Lartësitë dominuese në qytet janë:

Në veri L. 277 (k. e Bolëngës) shkëmbi i qytetit . Në L, lartësitë 382, 411 dhe 343m. Në J ndodhen lartësitë 508 dhe 673m. Në P ndodhen lartësitë 359 dhe 411m. Këto lartësi janë dhe pika vëzhgimi. Objektet kryesore në qytet janë: Bashkia, dy shkolla 9-vjeçare, shkolla e mesme, Turizmi, PTT, varrëzat e dëshmorëve, ishdivizioni këmbësorisë. Në përgjithësi në qytetin e Përmetit buzë lumit të Vjosës n pallate 4-dërtesat e banimit jane deri pesëkatëshe, ndërsa në P shtëpi 1-2 katëshe, prej guri.

Qyteti i Përmetit furnizohet me ujë të pijshëm nga përroi i Mollës në Leshicë dhe nga Petrani. Rruga nacionale kryesore në qytetin e Pëmetit është ajo Leskovik-Përmet-Tepelenë-Girokastër dykalimëshe dhe e asfaltuar.

1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   19

Свързани:

Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog iconSta­nje I ocje­na or­GA­NI­ZA­CI­je ure­ ĐE ­nja

Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog iconPeshkopi Metropolit Imzot Theofan Stilian Noli një ekumenik vizionar për bashkimin e shqiptarëve

Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog iconPËr një ndryshim dhe shtesa në ligjin nr. 9693, datë 19 2007 " PËr fondin kullosor ", TË ndr y shuar

Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog icon1-34. Adami, J. (1983). Rrugë dhe Objecte Arkeologjike në Shqipëri. Tirana. Adhami, S. (1981). "Shtjefën Gjeçovi një ndër Pionerët e Mbrojtjes dhe Gjurmimit të Monumenteve." Monumentet 1981

Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog iconПрограмиране на turbo prolog
...
Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog iconCristo resucitó de entre los muertos, el primero de todos. Si por un hombre vino la muerte, por un hombre ha venido la resurrección. Si por Adán murieron todos

Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog icon13 Cuando Dios hizo su promesa a Abraham, como no tenía a nadie superior por quien jurar, juró por sí mismo

Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog iconProlog

Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog iconLa expedición libertadora organizada en Chile y conducida por el general San Martín tuvo éxito en el Perú por su dirección prudente, los triunfos de la escuadra

Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog iconLiderada por Pein e é formada por criminosos de rank S, majoritariamente ninjas que desertaram de seus vilarejos. Eles caçam os bijuus que vivem dentro dos

Поставете бутон на вашия сайт:
Документация


Базата данни е защитена от авторски права ©bgconv.com 2012
прилага по отношение на администрацията
Документация
Дом