Kombet e Bashkuara dhe bota në punë




ИмеKombet e Bashkuara dhe bota në punë
страница1/3
Дата на преобразуване17.12.2012
Размер121.03 Kb.
ТипДокументация
източникhttp://aefalbania.org/Bulletin1 2008.doc
  1   2   3



Adresimi i ndyshimeve klimatike

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë”.



Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Prof. Lufter Xhuveli, mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me temën: “Adresimi i ndyshimeve klimatike:Kombet eBashkuara dhe bota në punë”.

Në fjalën e mbajtur nga Ministri Xhuveli u theksua se Qeveria Shqiptare është e vendosur të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga konventat globale të Kombeve të Bashkuara siç janë Konventa e Ndryshimeve Klimatike si dhe Protokolli i Kiotos. Nga kjo pikëpamje, ne e vlerësojmë rolin e UN si katalizator në drejtimin dhe mbështetjen e përpjekjeve për të adresuar ndryshimet klimatike jo vetëm në nivel ndërkombëtar por edhe kombëtar.Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri Xhuveli u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm Z. Ban Ki-moon. Nga ana e tij z. Ban Ki-moon vlerësoi politikat e Qeverisë Shqiptare për energjinë e rinovueshme .Më poshtë mund të gjeni të plotë fjalën e ministrit Lufter Xhuveli gjatë asamblesë së Kombeve të Bashkuara.I nderuar Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Të nderuar Ministra, Shkëlqesi, Zonja

D
Nga Prof. Dr LUFTER XHUVELI

Ministër i Mjedisit, Pyjeve

dhe Administrimit të Ujërave

he zotërinj, Është një kënaqësi e veçantë ti drejtohem këtij debati tematik të rëndësishëm i cili fokusohet në ndryshimet globale klimatike, një nga problemet më kërcënuese për njerëzimin në ditët tona. Gjithashtu dua të falenderoj Kombet e  Bashkuara për organizimin e këtij debati shumë të rëndësishëm. Ndryshimet klimatike janë një rrezik serioz dhe kompleks dhe kanë ardhur më së shumti nga zhvillimi i paqëndrushëm - prodhimi i paqëndrushëm i energjisë, konsumimi i saj, zhvillimi i ekonomik, stili i jetesës si dhe përdorimi i gabuar i tokës.Eksperiencat e përgjegjes ndaj

Kërcënim të ndryshimeve klimatike  janë të lidhura me zhvillimin e qëndrushëm, vulnerabilitetin dhe adaptimin, ekonominë si dhe me reduktimin e varfërisë.Shqipëria iu bashkua vendeve të cilat nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Në York u përpoqën për një ndryshim pozitiv në Bali. Ne shkuam atje me qëllimin për të ndarë kontributin tonë modest në realizimin e këtij qëllimi. Ne jemi këtu sot për të vazhduar ndryshimin real që negociatat arritën në dhjetorin e kaluar pas një viti historik përsa i përket vëmendjes dhe mbështetjes ndaj ndryshimeve klimatike.Ndonëse mbart pak përgjegjësi për gjenerimet globale të gazrave, Shqipëria pëson shumcën e pasojave mjedisore, sociale dhe ekonomike të shkaktura nga ndryshimet

k
limatike. Ashtu si dhe numri më i madh i  vendeve në zhvillim. Megjithë gjurmën e vogël të karbonit që ka si rrjedhojë e mbështetjes në masë në prodhimin e energjisë nga burimet ujore, Shqipëria është nën ndikimin e ndjeshëm të ndryshimeve klimatike si dhe pjesa tjetër e botës me temperatura të larta, me më pak rreshje dhe pasoja të tjera.Nevojat e Shqipërisë për adaptim në mënyrë që të përballojë ndryshimet klimatike janë të shumta dhe të ndryshme: ato shkojnë edhe në sektorë të tjerë si turizmi, zona bregdetare, bujqësia dhe ekosistemet.Qeveria e Shqipërisë është e vendosur të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga konventat globale të Kombeve të Bashkuara siç janë Konventa e Ndryshimeve Klimatike si dhe Protokolli i Kiotos. Nga kjo pikëpamje, në  e vlerësojmë rolin e UN si katalizator në drejtimin dhe mbështetjen e përpjekjeve për të adresuar ndryshimet klimatike jo vetëm në nivel ndërkombëtar por edhe kombëtar.Shqipëria po implementon një sërë programesh e aktivitetesh që përpiqen të reduktojnë emetimin e gazrave serre, adaptimin me pasojat negative të ndryshimeve klimatike si dhe të aftësoje mekanizmat e financimit të karbonit nën koordinimin dhe mbështetjen e ofruar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin - UNDP. Programi "One UN" të cilin qeveria shqiptare e ka përqafuar vullnetarisht, ofron mundësi të reja për të adresuar ndërmjet të tjerash edhe problemet globale të mjedisit dhe në mënyrë specifike atë të ndryshimeve klimatike nëpërmjet aplikimit të mënyrave dhe rrugëve të reja të bashkëpunimit.Megjithëse Shqipëria nuk ka detyrime për reduktim nën protokollin e Kiotos, ajo po përpiqet për një rritje të qëndrueshme ekonomike. Në jemi të vetdijshëm se energjia është një domosdoshmëri për realizmin e kësaj rritjeje. Në rrethanat e Shqipërisë kjo është padyshim një sfidë që sjell së bashku dy shqetësime të rëndësishme: sigurimin e energjisë dhe ndryshimet klimatike. Nëpërmjet aplikimit të politikave fiskale, promovimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, bërjes operacinale të mekanizmave që merren me financimin e projekteve të karbonit, Shqipëria po përpiqet për një "ekonomi me karbon neutral" duke rritur njëkohësisht kapacitetet për të përfituar nga tregu dinamik dhe në rritje të karbonit. Roli dhe mbështetja e UN ka qënë e rëndësishme dhe thelbësore në këtë drejtim.Shqipëria ka një potencial për reduktimin kost-efektiv të gazrave serë që gjenerohen si rezultat i vjetërsisë dhe i përdorimit jo efikas  të energjisë si dhe burimeve të pashfrytëzuara të energjisë së rinovueshme. Me mjaft interes reduktimi i emisioneve në këmbim të krediteve të karbonit në sektorët e pyjeve dhe energjisë në Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë i është përgjigjur pozitivisht këtij interesi tashmë të materializuar me marreveshjen e parë për reduktimin e emisioneve(ERPA) e firmosur nga qeveria shqiptare dhe Fondi i Karbonit në Bankën Botërore si dhe dy marreveshje bashkëpunimi të firmosura me qeverite e Italisë dhe Danimarkës.Vetëm gjatë vitit 2007, qeveria shqiptare ka mbështetur investimet e rreth 50 hidrocentraleve të vegjël dhe do të vazhdojë të nxisë investimet në këtë fushë edhe gjatë viteve në vazhdim. Gjithashtu duke

p

ërfituar nga kushtet e favorshme mjedisore, prodhimi i rreth 1000 Mëat nga era do të bëhet shpejt një realitet. Në të njëjtën kohë ne po implementojmë politika që synojnë reduktimin e shfrytëzimit të pyjeve si dhe ripyllëzimin dhe pyllëzimin e sipërfaqeve të mëdha në të  gjithë vendin
. Shkëlqesi, Shqipëria do të vazhdojë të ruajë nivelin e ulët të emetimit të gazeve serë ndërsa do të vazhdojë rritjen ekonomike duke kontribuar në mënyrë modeste për të ruajtur planetin

H
APET FUSHATA E PYJEVE, DHJETOR 2007-MARS 2008





Ditën e Premte, datë 7 Dhjetor 2007, në praninë e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Prof.Dr. Lufter XHUVELI, në Parkun Kombëtar të Dajtit, u hap zyrtarisht “Fushata e Pyjeve Dhjetor 2007-Mars 2008”. E veçanta e kësaj fushate është se në ndryshim nga vitet e kaluara, ajo do të zgjasë për katër muaj, deri në Mars të vitit 2008. Ministri Xhuveli theksoi se “gjatë këtij sezoni do të mbillen 500 ha pyje të reja, do të ketë 2250 ha përmirësime pyjore si dhe do të ndërtohen 3500 m3 prita malore. Sipërfaqja e mbjelljeve të reja këtë vit është 150 ha më shumë se viti i kaluar”. Veprimtaria tradicionale "Fushata e Pyjeve, Dhjetor 2007 – Mars 2008”, ka si qëllim kryesor rimëkëmbjen e fondit pyjor, ndërgjegjësimin e opinionit publik në të gjithë vëndin për rëndësinë e pyjeve dhe kullotave, ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për të ndikuar konkretisht në mbrojtjen dhe shtimin e kësaj pasurie kombëtare.Veprimtaritë do të jenë të orientuara tek komunitetet vendore, tek subjektet që ushtrojne veprimtari në pyje e kullota dhe tek njësitë e qeverisjes vendore. Kjo fushatë do të nxisë gjithashtu mbjelljen e drurëve  dekorative si dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara nga shkollat, institucionet e ndryshme publike dhe jo publike si dhe subjektet që ushtrojnë aktivitete private.Veprimtaria e kësaj fushate, është në zbatim të Programit të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve, Administrimit të Ujërave dhe Strategjisë së Zhvillimit të Pyjeve dhe Kullotave.Në këtë fushatë do të angazhohen institucione shtetërore, kërkimore-shkencore, shkollat, organizatat jofitimprurese, sektori privat, individe e donatorë të ndryshëm.

Aktivitetet e parashikuara gjatë fushatës janë:

  • Investimet që do të realizohen në kuadër të fushatës nga ana e MMPAU-së, do të arrijnë vlerën prej 148 milion lekë, prej të cilave 93 milion nga buxheti i shtetit dhe 55 milion nga Projekti i Zhvillimit të Burimeve Natyrore. Zërat e investimeve shpjegohen me poshtë.

  • Pyllëzime 500 ha, prej të cilave 250 ha në pyjet komunale dhe 50 ha nga sektori privat, shkollat dhe institucionet publike e jo-publike.

  • Do mbillen 450 mijë copë fidana pyjor të llojeve halore dhe fletore, ku në pyjet komunal 220 mije copë.

  • Përmirësime pyjore 2250 ha, ku në pyje komunale 1250 ha.

  • Sistemime malore 3500 m3, prej të cilave 800 m3 në pyjet komunale.

  • Për krijimin e sipërfaqeve të gjelbërta në mjediset e institucioneve publike, si shkolla, qëndra të punës, reparte ushtarake, etj do të mbillen 5 mijë fidana pyjore dekorativ.

  • M
    e nismën e sektori privat për mbrojtjen e brigjeve të lumenjve nga gërryerjet do të mbillen rreth 20 mijë fidana pyjorë.





RAPORT VLERESIMI I GJENDJES SË MJEDISIT NË GËRDEC

Diten e Shtunë më datë 29 Mars 2008, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Prof.Dr. Lufter XHUVELI, dha një Konferencë Shtypi mbi Situatën Mjedisore në Fshatin Gërdec.Situata mjedisore në Gërdec është monitoruar në vazhdimësi nga agjensitë e specializuara në vartësi të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave duke filluar nga data 17 Mars 2008. Është monitoruar cilësia e ajrit, cilësia e ujërave nëntokësore dhe situata e tokës.Unë do të doja të theksoj faktin që në këto raste, duhet të merret për bazë vetëm rezultati i analizave të laboratorëve të kryera në fakt dhe të mos merren për bazë opinione spekulative që nuk bazohen në matje dhe analiza laboratorike. Nga analizat e kryera në laboratorët e Agjensisë së Mjedisit dhe të Pyjeve, rezulton:

Për ajrin:

Nga matjet e bëra nga laboratorë të specializuar dhe me aparaturat më të fundit dixhitale, në datat 17, 18 Mars dhe ditën e sotme, 29 Mars 2008, rezulton se treguesit cilësorë për gjashtë komponentë dhe konkretisht për Oksigjenin (O2), Gazin Karbonik (CO2), Monoksidin e Karbonit (CO), Dioksidin e Squfurit (SO2),  Gazin sulfidrik (H2S) dhe Dioksidit të Azotit (NO2), rezultojnë brënda të gjitha standarteve ndërkombetare, pra ajri nuk është i ndotur. 

Për ujërat nëntokësorë:

Uji i puseve të fshatit Gërdec edhe para shpërthimit të municioneve nuk është përdorur për tu pirë, por për nevoja të tjera familiare si për larje, pastrim etj. Nga analizat e kryera për 10 tregues, rezulton se uji mund të përdoret për ato qëllime të nevojave familjare që është përdorur edhe para shpërthimit, por jo për tu pirë. Sot janë marrë mostra të tjera uji, rezultati i të cilave del pas dy ditësh. Këto rezultate do të krahasohen me analizat e para dhe do të bëhen të njohura për publikun.

Për analizat e tokës:

Janë marre mostra në zonën e kraterit dhe në pjesën tjetër të fshatit. Janë analizuar gjashtë tregues dhe konkretisht përmbajtja e Plumbit, Bakrit, Kromit, Zinkut, Nikelit, dhe Merkurit. Nga analizat rezulton se për pesë nga këta elemente, përjashtuar mërkurin, ka një përmbajtje të shtuar të këtyre elementëve në mostrat e marra në zonën e kraterit, ndërsa në pjesën tjetër të fshatit, situata paraqitet normale, çka do të thotë se jashtë perimetrit të kraterit, nuk ka ndotje të tokës me metale të rënda.

Për mbetjet inerte:

N
ë lidhje me mbetjet inerte që rezultojnë nga ndërtesat e dëmtuara,  në bashkëpunim me Bashkinë e Vorës, Agjensia Rajonale e Mjedisit të Tiranës, ka caktuar edhe vendin ku do të depozitohen këto mbetje duke mundësuar në këtë mënyrë pastrimin e zonës pa sjellë pengesa. Njëkohësisht është menduar që sapo nga strukturat e specializuara ushtarake të çertifikohet se sipërfaqja pyjore që është në këtë zonë është e pastër nga predhat, do të shikohet mundësia për të kryer punime pyjore për t
ë kryer pyllëzime dhe masa të tjera që do të përcaktohen në vazhdimësi




EPI 2008: SHQIPËRIA RENDITET E 25 NË 149 VENDE



Mbi raportin e Indeksit të Performancës Mjedisore EPI 2008 

Në Raportin e Indeksit të Performancës Mjedisore  (EPI) për vitin  2008 (mbi bazën e të dhënave të vitit 2007), midis 149 vendeve, Shqipëria renditet në vendin e 25-të, e vlerësuar me 84 pikë nga 100 të mundshme. Ky fakt bëhet edhe me domethënës  krahasuar me renditjen e vitit 2006 (mbi bazën e të dhënave për vitin 2005), pasi Shqipëria ngjit 32 shkallë duke kaluar nga vendi i 57 në vendin e 25-të. Po në këtë raport Shqipëria renditet në vendin e dytë pas Kroacisë midis vendeve të Europës Lindore dhe atyre të Azisë Qëndrore.

Monitorimi, vlerësimi, hartimi dhe publikimi i raportit është bërë nga katër qëndra të specializuara dhe prestigjioze ndërkombëtare për mjedisin: Universiteti i Yale-s (Qëndra për Politikat dhe Legjislacionin Mjedisor) dhe Universiteti Columbia (Qëndra për Rrjetin Informativ Ndërkombëtar për Shkencën e Tokës) në SHBA, Qëndra Kërkimore e Përbashket e Komisionit Europian në Ispra, Itali dhe Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë të Zvicrës.

Rezultatet janë nxjerrë nga grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave nga institucione të specializuara si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), UNICEF, FAO, etj.

N
ë këtë publikim të shpallur në Davos të Zvicrës me dt 23 Janar 2008, janë monitoruar 149 vende për gjashtë  fusha të mjedisit dhe me konkretisht për fushat: mjedis i shëndetshëm, cilësia e ajrit, burimet ujore, biodiversiteti dhe habitatet, burimet prodhuese natyrore dhe ndryshimet klimatike. Nga këto fusha janë vlerësuar 25 tregues si përmbajtja në ajër e dioksidit të sulfurit, ozoni, karboni industrial, grimcat e pluhurit, emisionet në ajër për frymë të popullsisë, përdorimi i pesticideve, biodiversiteti, zonat e mbrojtura, indeksi i cilësisë së ujit, etj. Treguesit e publikuar nga të dhënat e monitoruara janë vlerësuar edhe në kuadrin e masave dhe politikave që janë ndjekur për përmirësimin e tyre.

Shqipëria ka një përmirësim të ndjeshëm në zërin për mjedisin e shëndetshëm, ku indikatorët e matur tregojnë një rritje te pikeve nga 79.8  në 89.3. Indikatorët e matshëm për këtë zë janë:

-
Efektet e mjedisit mbi sëmundshmëritë

- Efektet e ajrit në shëndet

- Efektetet e ujit në shëndet

Një rritje e dukshme shënohet edhe  në fushën e burimeve natyrore, ku indekset e matura janë në sektorin e pyjeve, peshkimit dhe bujqësisë. Në raportin e vitit 2006 Shqipëria kishte një indeks prej 70 %, ndërsa  në raportin e 2008 rezulton një rritje në 79.1%.

P
ërmirësime ka në mbrojtjen e natyrës. Shfrytëzimi i inerteve është pakësuar duke e ndaluar krejtësisht këtë veprimtari në një gjatësi prej 50 km të baseneve lumore si dhe duke zvogëluar kohën e shfrytëzimit nga 12 muaj që ishte më parë, në vetëm 5 muaj (Qershor-Tetor). Shqetësues vazhdon të mbetet administrimi i mbetjeve të ngurta urbane (problemi i plehrave). Mbejtjet e ngurta përveç ndotjes së ambientit shkaktojnë edhe dëmtimin e peisazhit dhe ndikojnë në formimin e një imazhi negativ për vendin tonë. Gjatë këtij viti do të fillojnë punimet për ndërtimin e disa landfilleve  në Shkodër, Tiranë, Sarandë, Korçë, etj., por problemi mbetet i madh vlerësimi i  bërë nga institucionet ndërkombëtare, për progresin në fushën e mjedisit në Shqipëri, do të shërbejë si një inkurajim për të ecur më shpejt në realizimin e Programit të Qeverisë për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetareve Shqiptare dhe plotësimin e angazhimeve në proçesin e integrimit europian.Shqipëria është një vend i gjelbër ku pyjet dhe kullotat zënë mbi 51 % të sipërfaqes së vëndit. Zvogëlimi i prerjeve në pyje në vitin 2007 deri në 3 herë në krahasim me vitet 2004-2005, rritja e sipërfaqeve të mbjella, dyfishimi i sipërfaqes së zonave të mbrojtura nga 150 000 ha në vitin 2005, në mbi 300 000 ha në vitin 2007,  kanë sjellë një përmiresim të ndjeshëm të gjëndjes së pyjeve duke bërë që për herë të parë pas disa dekadash, rritja vjetore e volumit drusor në pyje, të jetë më e madhe se sasia e prerjeve vjetore. Vetëm për sezonin 2007-2008 është planifikuar të pyllëzohet një sipërfaqe prej mbi 500 ha.Në periudhën 2005-2007 është miratuar: zgjerimi i Parkut Kombëtar “Butrinti”, shpallja e Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës” dhe shpallja e Peizazhit të Mbrojtur “Lumi Buna-Velipojë”; Zgjerimi i Parkut Kombetar “Mali i Dajtit”, dhe Peizazhi i Mbrojtur “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”. Cilësia e ajrit dhe përmiresimi i treguesve në këtë fushë, ka qënë dhe mbetet një prioritet i Ministrise se Mjedisit,Pyjeve dhe Administrimit te UjëraveBazuar ne matjet dhe monitorimin qe institucionet shkencore bëjnë për këta tregues, cilësia e ajrit në 97% te gjithe territorit te vendit është brënda normave të vendeve të Bashkimit Europian.

G

jatë vitit 2007, cilësia e ajrit është monitoruar në 15 stacione të 7 qyteteve kryesore te vendit, nga këto 7 stacione në Tirane, 3 në Elbasan dhe nga një në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Korçës, Fierit dhe Vlorës. Këto zona janë konsideruar më sensitive, ndërsa gjithë qytetet dhe zonat e tjera të vendit tashmë nuk kanë shqetësime për cilësinë e ajrit. Në të 15 stacionet e përmendura më sipër janë monitoruar 6 tregues: PM10, LNP, NO2, SO2,O3, dhe Pb. Nga matjet rezulton se 4 prej këtyre treguesve, konkretisht SO2, O3, NO2, dhe Pb janë brenda standarteve shqiptare dhe atyre të BE në të gjitha qytetet dhe pikat e monitoruara. Matjet jane kryer gjatë 24 orëve për 16 ditë në muaj, nga Instituti i Shëndetit Publik, Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve.

Nga matjet për cilësinë e ajrit në Tiranë në 7 pika, në 3 prej tyre  rezulton situatë problematike për ndotjen e ajrit për dy treguesit e grimcave të pluhurit  dhe konkrertisht:  tek kryqëzimi 21 Dhjetori, Sheshi Skëndërbej dhe Zogu i Zi, situatë e përkohshme kjo, që shkaktohet kryesisht nga gjendja jo e mirë e rrugëve dhe nga punimet në infrastrukturë, dhe jo rrallë nga mos respektimi i kushteve mjedisore. Ndërsa në pjesët e tjera të qytetit situata paraqitet normale.

T
regues mjaft pozitivë  të sjellë në raportin EPI 2008, janë edhe në fushën e burimeve ujore, përdorimit te energjisë së pastër si dhe nivelet e ulta që kemi në emetimet e gazeve serë. Së afërmi pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e stacioneve eolike për shfrytëzimin e erës për të prodhuar energji elektrike të pastër. Gjatë vitit 2007, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave ka licensuar disa kompani për të prodhuar energji të tillë me kapacitet mbi 1000 MË. Për cilësine e ujërave vendi ynë renditet në grupin e 102 vendeve me treguesit më të kënaqshëm. Gjatë vitit të kaluar, mbi bazën e kontratave të lidhura nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, është kryer monitorimi i cilësisë së ujrave të plazheve ( edhe për treguesit e tjerë MMPAU ka lidhur kontrata monitorimi), në 72 stacione monitorimi në plazhet kryesore të bregdetit, si Velipoje, Shëngjin, Durrës, Kavajë, Vlorë, Dhërmi, Himarë, Borsh dhe Sarandë. Nga rezultatet e analizave mikrobiologjike, rezulton se 85%  ose në 61 plazhe cilësia e ujërave është në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bashkimit Europian. Me investimet dhe projektet që janë në proçes me një vleftë prej rreth 40 mil. euro, për eleminimin e ndotjes në ujërat bregdetare, në 2-3 vitet e ardhëshme, ky tregues do të përmirësohet ndjeshëm.

Shqetësues vazhdon të mbetete administrimi i mbetjeve të ngurta urbane (problemi i plehrave). Mbejtjet e ngurta përveç ndotjes së ambientit shkaktojnë edhe dëmtimin e peisazhit dhe ndikojnë në formimin e një imazhi negativ për vendin tonë. Gjatë këtij viti do të fillojnë punimet për ndërtimin e disa landfilleve  në Shkodër, Tiranë, Sarandë, Korçë, etj., por problemi mbetet i madh vlerësimi i  bërë nga institucionet ndërkombëtare, për progresin në fushën e mjedisit në Shqipëri, do të shërbejë si një inkurajim për të ecur më shpejt në realizimin e Programit të Qeverisë për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetareve Shqiptare dhe plotësimin e angazhimeve në proçesin e integrimit europian.











SEMINAR KOMBËTAR

PËRMIRËSIMI I LEGJISLACIONIT PËR PYJET DHE KULLOTAT

Ditën e mërkurë datë 12 mars 2008, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave organizoi në bashkëpunim me shoqatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave komunalë me mbështetjen dhe të SNV, SIDA dhe të Bankës Botërore, Seminarin Kombëtar dyditor me temë “Përmirësimi i kuadrit ligjor për mbarështimin e qëndrueshëm të Pyjeve dhe Kullotave Komunale në Shqipëri”.Në këtë aktivitet merrte pjesë Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Prof.Lufter Xhuveli, Drejtori i SNV-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë z. Jack Cortenraad, deputet Idriz Xhumara, Rexhep Uka dhe Petrit Gjoni si dhe Zëvendësministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave z. Taulant Bino, znj. Dhurata Çupi, Përfaqësuese e Ministrisë së Brëndshme.Ky Seminar Kombëtar synonte lehtësimin e dialogut të hapur dhe konstruktiv ndërmjet aktorëve kryesorë në Shqipëri mbi kuadrin ligjor që lidhet me mbarështimin e burimeve natyrore (pyje,kullota) në përdorim të komunave, fshatrave, familjeve, grupeve të fermerëve apo individëve dhe të diskutojë mbi përmirësimet e nevojshme të ligjeve dhe akteve nënligjore përkatëse. Në fjalën e tij z. XHUVELI theksoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare në një menexhim të mbarështimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave komunale . Ai theksoi se një nga angazhimet më të mëdha të Ministrisë së Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e programit të Qeverisë në kuadër të mbarështimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave është:

· Kalimi i pronësisë dhe përdorimit të pyjeve dhe kullotave tek komunat

· Dyfishimi i zonave të mbrojtura

· Krijimi i Shërbimit Këshillmor

“Janë rreth 600 mijë ha pyje dhe kullota që do të kalojnë në varësi të komunave –theksoi

Ministri Xhuveli – Kjo reforme duhet të shoqërohet me masa të shpejta dhe efikase për rritjen e strukturave menexhuese në komuna”.

M
ë pas fjalën e mori Drejtori i SNV-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë z. Jack Cortenraad, i cili falenderoi për realizimin e këtij aktiviteti, ku marrin pjesë të gjithë aktorët përgjegjës për një menexhim të mirë të pyjeve. Duke treguar eksperiencën e organizatës që ai drejtonte në fushën e pyjeve dhe kullotave z. Cortenraad tregoi se gjatë punës në Shqipëri, ishin vërejtur nevoja që kishte ky sektor për një përmirësim ligjor dhe për një ndryshim të sjelljes me këtë pasuri të natyrës.Më pas Z.Taulant Bino, Zëvendësministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave nëmënyrë më të hollësishme tregoi punën që po bëhej për kalimin e pyjeve dhe kullotave në pronësi dhe përdorim të komunave. Ai shpjegoi për të pranishmit planin e veprimit që po ndërrmerrej për arritjen e këtij objektivi dhe vështirësitë e hasura për ngritjen e strukturave menexhuese nëpër komunat e vëndit .Seminari kombëtar në ditën e tij të dytë si pritshmëri të tij do të ketë rekomandime për çështjene pronësisë, mbarështimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave komunale dhe roli iShërbimit Pyjor Pritet të këtë rekomandimet për aspektin ekonomik dhe fiskal si dhe rekomandime për rolin e njësive të qeverisjes vendore dhe shoqërisë civile .






KALIMI I PYJEVE DHE KULLOTAVE NË PRONËSI DHE PËRDORIM TË KOMUNAVE




Qeveria ka hyrë në një proçes të rëndësishëm të transferimit i cili po përfshin afro 300 NJQV për një sipërfaqe totale mbi 940,000 ha pyje dhe kullota.


Transferimi po ndihmohet në praktikë nga DSHP të cilat tashmë janë pjesë aktive e proçesit përfshir këshillimin për përcaktimin e kufijve tradicionalë të përdorimit, përgatitjen e dokumentacionit dhe të hartave të nevojshme për realizimin përfundimtar të proçesit.


Proçesi i transferimit bazohet në një tërësi dokumentesh strategjike dhe ligjore të shtetit shqiptar ku vend të rëndësishëm zë Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Pyjeve dhe Kullotave në Shqipëri miratuar me VKM Nr. 247 datë 23.04.2004.


Strategjia përcakton si prioritet vazhdimin e proçesit të transferimit të pyjeve dhe kullotave tek organet e qeverisjes vendore drejt kalimit tek komunitetet të të drejtave të plota mbi pronësine.


Kjo do të çojë në Ndarjen e drejtë të përfitimeve dhe dobive që vijnë nga mbrojtja dhe përdorimi i burimeve natyrore, pyjore e kullosore.

Në vijim të këtij proçesi MMPAU hartoi një Plan Veprimi për zbatimin e strategjisë së transferimit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave në përdorim/pronësi të komunave. Ky plan veprimi u miratua në Nëntor 2007 nga strukturat më të larta shteterore duke dëshmuar për një vullnet politik të lartë dhe plotësisht të qartë.

Në interes të pjesëmarresve dëshiroj të bëj me dije disa nga objektivat me thelbësore të PV


  • Z
    gjerim dhe përshpejtim të programit qeveritar për dhënien në përdorim/pronësi të pyjeve dhe kullotave komunave me qëllim që të arrihen synimet për transferimin e pyjeve dhe kullotave brënda 6 mujorit të parë të vitit 2008 në të gjitha komunat e vendit,

  • P
    ërgatitjen e akteve nënligjore për shfrytëzimin nga komunat të pyjeve e kullotave komunale, fondit të gjuetisë dhe bimëve medicinale,

  • Sistematizim, forcim dhe thjeshtësim të proçesi të kalimit të pyjeve dhe kullotave nga Qeverisja qendrore në atë vendore,

  • Ideim të strukturës së Shërbimi Këshillimor në Pyje për të riorientuar rolin e pylltarëve në mbarështimin dhe mbrojtjen e pyjeve,

  • Nxitje të NJQV në ngritjen e strukturave vendore (zyrat e administrimit të tokës) si dhe të përsonelit për administrimin e pyjeve dhe kullotave komunale.


Në muajt e mëvonshëm u hartua :

  • VKM Nr.22 datë 9.1.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të administrimit të pyllit komunal”. Ky Vendim u hartua në këshillim të gjërë me palët e interesuara (NJQV, SHKPKK, Inst ndërkombëtarë etj) dhe jep tashmë një bazë ligjore të qënësishme për përdorimin e resurseve pyjore, kullosore, bimeve medicinale, faunës së egër si dhe administrimit të aktitiviteteve të tjera të zhvilluara në fondin pyjor e kullosor.

  • Raporti i Grupit të Punës mbi rolin, funksionet dhe organizimin e Shërbimit Këshillimor në Pyje dhe Kullota

Krijimi i strukturës së Shërbimit Këshillimor në sektorin e pyjeve dhe kullotave është një domosdoshmëri e kërkuar nga ritmet e shpejta të transferimit të pyjeve dhe kullotave, nga ndryshimi i strukturës së pronësisë së fondit pyjor dhe kullosor dhe nga sfidat e reja në mirëadministrimin e fondit pyjor dhe kullosor.


Struktura që do të kryejë funksionet e këshillimit në pyje si një proçes apo disiplinë sistematike e shkëmbimit të ideve, njohurive dhe teknikave që çojnë në ndryshime të qëndrimit, praktikave, njohurive, vlerave dhe sjelljes me synim përmirësimin e menaxhimit të pyjeve.


Struktura që rekomandohet nga Grupi i Punës është një strukturë multi-institucionale me rolin qëndror të kryer nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Struktura qëndrore mban lidhje të ngushta me Agjensinë e Mjedisit dhe të Pyjeve, Strukturat lokale të Shërbimit Pyjor, specialistët e këshillimit në Qarqe, në Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe me Shoqatat e Përdoruesve të ndryshëm.


  • Akte të shumta ligjore për transferimin e pyjeve dhe kullotave




  • Transferimi siguron (rezultatet e pritshme)

  • rritje të numrit të familjeve që përfitojnë nga të ardhurat pyjore e kullosore me qëllim luftimin e nivelit të varfërisë,

  • d
    ecentralizimit të kontrollit mbi pyjet dhe kullotat deri në nivel komunë, fisi e familje,

  • ruajtje të traditave e kulturës në drejtim të mirëadministrimit të pyjeve,

  • Decentralizimi i mëtejshëm i kompetencave në drejtim të përdorimit/pronësisë së pyjeve dhe kulltave nga për Nj.Q.V

  • Rritjen e angazhimit të strukturave të qeverisjes vendore për mbrojtjen e kësaj pasurie.

  • Shtimin e të ardhurave në buxhetin lokal nga shfrytëzimi i mundësive që ofron kjo pasuri dhe perdorimin e tyre për ri-investime në pyje dhe kullota .

  • Plotësimin e nevojave të komunitetit për lëndë druri e produkte të tjera pyjore.

  • Nxitjen e iniciativës së njesive te qeverisjes vendore dhe të komunitetit për shtimin e sipërfaqeve pyjore dhe kullosore, duke shfrytëzuar tokat e abandonuara me qëllim zbutjen e varfërisë, parandalimin e degradimit të mëtejshem të tokës dhe luftën ndaj erozionit.

  • Parandalimi i prerjeve ilegale dhe zjarreve në pyjet dhe kullotat komunale

Problemet e vërejtura :

  • N

    jesitë e Qeverisjes Vendore nuk kanë ende kapacitetet e duhura dhe në disa raste mungojnë madje dhe përpjekjet për krijimin e njësive administrative të pyjeve dhe kullotave komunale në zbatim të ligjit 9385 datë 4.5.2005 dhe VKM 396 të vitit 2006.

  • Strukturat e krijuara kanë nevojë për fuqizim të kapaciteteve menaxhuese.

  • Investimet e Qeverisë Shqiptare dhe të donatorëve të huaj nuk menaxhohen si duhet, nuk regjistrohen dhe nuk monitorohet si duhet

  • Ka ende probleme me ritmet e transferimit për shkak të vështirësive në identifikimin e kufijve tradicionale të përdorimit, të kufijve mes fshatrave dhe Komunave, probleme të cilat duhet të vlerësohen me seriozitetin e duhur dhe të bëhen prezent në Qark për zgjidhjen e tyre.




  • Identifikimi i sipërfaqeve të kullotave dhe livadheve të marrë ne administrim nga NJQV me vendimin Nr.700 të vitit 1995 dhe regjistrimi i tyre në zyrat e rregjistrimit të Pasurive

  • Rikonfirmimi dhe marrja e përgjegjësive nga ana e Zyrave të Administrimit të tokave në nivel njqv dhe Qarku.




  • Me gjithë problemet e verejtura do të ritheksoja edhe një herë se jemi në një proçes tepër të rëndësishëm i cili duhet prefeksionuar në të gjitha hallkat e tij. Qeveria ka nisur kështu një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra në dekadën e fundit në sektorin e pyjeve dhe kullotave, reformë e cila duhet shoqëruar me plotësimin e përmirësimin e kuadrit ligjor e institucional. Duke e mbyllur fjalën time dëshiroj të ritheksoj se MMPAU është e hapur dhe mirëpret propozimet deri në kërkesat e gjithë grupeve të interesit.











VENDIMI I QEVERISË PËR CILËSINË E LËNDËVE DJEGËSE


Sipas vlerësimit të ekspertëve të mjedisit dhe studimeve të kryera, transporti është  një ndër shkaqet kryesore të ndotjes së mjedisit në zonat urbane. Ndër faktorët që lidhen me këtë veprimtari, vënd të veçantë zë cilësia dhe standartet e karburanteve të përdorura nga automjetet.

Statistikat tregojnë se në vëndin tonë qarkullojnë çdo ditë rreth 300 mijë automjete, 80% e të cilave përdorin  lëndë djegëse diezel (pa anashkaluar faktin se numëri më i madh i tyre janë mjaft të amortizuara).Cilësia  e lëndëve djegëse të përdorura deri tani, me përmbajtje të lartë squfuri, ka sjellë shqetësime tek qytetarët duke u bëre burim sëmundjesh dhe kërcënuar jetën e tyre.Ky fakt bëhet edhe më i prekshëm duke ju referuar shifrave: Vetëm  gjatë vitit të kaluar janë importuar 289.253 ton lëndë djegëse diezel dhe 54.734 ton benzinë, ku siç dihet përmbajtja e squfurit është disa herë më e lartë se standartet e Bashkimit Europian.

Pikërisht duke marrë shkas nga ky shqëtesim i përditshëm për cilësinë e ajrit urban dhe ndotjen e krijuar nga cilësia e ulët e lëndëve djegëse, Ministria  e  Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, hartoi projektvendimin për “Cilësine e lëndëve djegëse benzine dhe diezel”, që u miratua në Këshillin  e  Ministrave.

Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e situatës mjedisore,-theksoi Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Prof.Dr. Lufter XHUVELI në konferencën për shtyp të dhënë ditën e shtune datë 24 Mars 2007. Sipas këtij vendimi, në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohet vetëm tregtimi i benzinës pa plumb dhe që plotëson kërkesat e përcaktuara në rregulloret dhe standartet përkatëse.Nga 1 Janari 2009, përmbajtja e squfurit në lëndën djegëse për motorrat diezel ulet gati 6 herë (nga 2000 mg/kg që është sot, në 350 mg/kg).

Nga 1 Janari i vitit 2011, përmbajtja e squfurit në lëndën djegëse për motorrat diezel ulet 35 herë të tjera (nga 350mg/kg ne 10 mg/kg) dhe standartet shqiptare të lëndëve diegëse përputhen me ato të Bashkimit Europian.

E
kspertët dhe specialistët e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave,
në punën për hartimin e projektvendimit, të miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, janë mbeshtetur në direktivën 98/70KE “Për cilësinë e lëndëve djegëse benzinë dhe diezel”, e cila përcakton specifikime teknike në lidhje me kushtet shëndëtsore dhe mjedisore për lëndët djegëse që duhet të përdoren për automjetet.

Afatet kohore të përcaktuara në vendimin e Qeverisë marrin parasysh faktorë ekonomike dhe sociale.

S
ë pari, për tu dhënë kohë dhe mundësi importuesve të lëndëve djegëse për rregullimin e kontratave te importit. Gjithashtu edhe Rafinerisë së Naftës në Ballsh për të përmiresuar thellësisht cilësine e lëndës diegëse për motorrët diezel.

Zbatimi i Vendimit të Qeverisë për cilësinë e lëndëve djegëse, benzinë dhe diezel, do të përmirësojë ndjeshëm cilësine e ajrit urban e për rrjedhojë edhe cilësinë e jetës së qytetarëve.





DISA TË DHËNA MBI BIMËT AROMATIKO-MJEKSORE

NË SHQIPËRI




Vendi ynë i favorshëm për vet kushtet klimatiko - tokësore, ka një larmi të madhe të bimëve etero-vajore e mjëkesore. Siperfaqia më e madhe e këtyre bimëve shtrihet në zonat e Gështenjës (Castanetum) me rreth 37% dhe në zonën e Ahut (Fagetum) me rreth 27%.

Bimët mjekësore dhe etero-vajore shikohen si një nga potencialet kryesore të ripërtëritëshme për zhvillimin social - ekonomik të vendit në tërësi dhe të zonave rurale në veçanti. Në shumë zona për të nxjerë një fitim maksimal është bëre një shfrytëzim jashtë normave dhe kritereve të caktuara për mbledhjen e tyre, gjë e cila po bwn që shumë prej kësaj pasurie natyrore të shkojë drejt pakësimit e më vonë drejt zhdukjes.

Ndër bimët aromatiko-mjekësore të cilat kanë pasur dhe kanë një peshë madhe në prodhimin kombëtar mund të përmendim Rigonin e bardhë (Origanum vulgare var. Viridis Boiss), Sherbelën (Salvia officinalis L), Trumzën (Satureja montana L.), Lule basamin (Hypericum perforatum), etj.


Gjëndja e bimëve aromatiko-mjekësore në Shqipëri

Megjithëse të dhënat më të fundit për fondin dhe potencialet e bimëve aromatiko-mjekësore janë ato të viteve 89-90 , mendojmë se janë të një saktesie të pranueshme. Nga Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve janë bëre sondazhe dhe disa azhornime paraprake, sidomos për rrethe të veçanta të cilat kanw potencial të madh prodhues të kësaj bimësie. Duhet theksuar fati se duke mos përdorur normat dhe kriteret teknike të grumbullimit një pjesë e tyre sa vjen dhe po i nënështrohet një rreziku serioz.

Ndër speciet kryesore që kanë shtrirje në disa rrethe kryesore të vendit tonë mund të përmendim Trumezën (Satureja montana), Cajin e malit (Sideritis roeseri), Sanzin (Gentiana lutea), Xhirokullin (Calchicum automnale),Rigoni i bardhe (Origanum vulgare), Sherbelën

(Salvia officinalis) etj.












Salep në gjëndje spontane Sherbele në gjëndje spontane


Ndërsa disa nga speciet të cilat janë kultivuar në sipërfaqe të mëdha përmendim Menten (Mentha pipereta), Rozmarina (Rosmarinus officinalis), Lavandulen (Lavandula officinalis), Timusin (Thymus vulgaris), Sinapi i bardhë ( Sinapus alba) etj.




Timus i kultivuar Koreander i kultivuar

Në pasqyrat e mëposhtme po japim disa të dhëna mbi shpërndarjen e sipërfaqes dhe prodhimtarisë sipas oragnit të bimës që grumbullohet dhe peshës që ato zënë.
  1   2   3

Добавете документ към вашия блог или уеб сайт

Свързани:

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë icon1-34. Adami, J. (1983). Rrugë dhe Objecte Arkeologjike në Shqipëri. Tirana. Adhami, S. (1981). "Shtjefën Gjeçovi një ndër Pionerët e Mbrojtjes dhe Gjurmimit të Monumenteve." Monumentet 1981

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë iconФлора пойменных лесов бассейна реки белой (западный кавказ) С. В. Бондаренко
Краснодарский государственный историко-археологический музей-заповедник. Краснодар, bota

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë iconMarshojmë dhe këndojmë

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë iconDhe ju o njerëz vullnetmirë

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë iconMe personalitetet dhe institucionet e tyre monumentale

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë icon1. Emilia Bonati – Flora dhe Edlira Kolaneci

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë iconPËrmbajtja programore dhe realizimi kohorë – MËsimdhëNËS

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë iconNR. biznesit dhe nr. Fiskal (nëse është biznes ekzistues)

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë iconE librave të lejuar për vitin e i-rë, 2-të, 3-të dhe 4-të (lëndë obligative) drejtimi gjimnaz

Kombet e Bashkuara dhe bota në punë iconShteti shqiptar dhe e kaluara ilire në kohën e komunizmit Shqyrtime përmbyllëse

Поставете бутон на вашия сайт:
Документация


Базата данни е защитена от авторски права ©bgconv.com 2012
прилага по отношение на администрацията
Документация
Дом